Trajneri I Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka festuar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë me penallti, duke pranuar se erdhi pas një ndeshje emocionuese, por me ulje-ngritje.
“Të jem i sinqertë e prisja, ndjesia si trajner ishte që do të ishte një ndeshje e ngushtë deri në fund, pasi e dimë se Elbasani është një skuadër shumë e fortë. Janë në kampionat pak mbrapa, por e dinim që donin të luanin në gjysmëfinale dhe donin të shkonin në Europë, kanë investuar shumë para, kanë objektiva, kanë objektiva të mëdhenj këtë vit. Dhe kryesorja që në këto dy ndeshje ishte që të mundte Vllazninë dhe si i përballuam jam krenar për ekipin, tifozët, stafin, presidentin dhe Arditin. Tregojmë bashkim sepse ishte ulje-ngritje sot dhe kjo është arsyeja pse jemi të fortë që besojmë deri në fund dhe ia dolëm.
Mendja ime ishte këtu sot, për djemtë, për ndeshjen, ta mbylli nesër me këtë. Për momentin jemi të lumtur duke festuar se e meritojmë të kualifikohemi në turin tjetër. Padyshim do të përgatitemi për ndeshjen e fundjavës ndaj Laçit.
Duhet të jemi më të durueshëm sidomos në qarkullimin e topit, kemi mësuar nga ndeshja e fundit, sot ishte pak më mirë. Gjithmonë mund të përmirësohesh, më e rëndësishmja është që kemi zgjidhje. Lojtarët duhet t’i implementojnë në fushë, por ndoshta nuk janë në kohë, disa lëvizje taktike nga kundërshtarët, ndaj duhet që çdo kohë të gjejmë situata që të kemi variacione, me top të gjatë, nga krahët. Janë shumë gjëra që mund të bëjmë gjatë lojës.
Fillimisht falënderoj Çobën se është zhvilluar shumë këtë sezon, si shumë të tjerë dhe sot e ka merituar vendin në formacion, për të bërë më të mirën. Të gjithë e dimë që nuk është rritur si mbrojtës i majtë, por jemi fleksibël me të. Ka mundësinë të lëndojë mbrojtësit e djathtë me vrapimet. Ka edhe gabime, ky është futbolli, duhet ta kuptojmë si funksionon, do analizojmë edhe këto gabime.
Mund të shmangim golat që kemi pësuar, nuk është e këndshme, se kur po luan e shënon dhe mendon që je stabël, një herë ndodh gabimi në futboll. Ndaj duhet të jesh sa më i vëmendshëm, sa më i disiplinuar dhe do të punojmë për këtë”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.