Vllaznia do të presë Bylisin nesër në orën 17:00 në ‘Loro Boriçi’ për të zhvilluar ndeshjen e javës së 6-të të Superiores. Shkodranët nuk kërkojnë asgjë më pak sesa 3 pikët e plota në shtëpi për të vijuar kryesimn e Superiores.
Trajneri Thomas Brdaric doli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ku u shpreh se ekipi i tij është me këmbë në tokë duke lënë pas 2 fitoret e fundit dhe të fokusuar totalisht te ballshiotët.
“I kam harruar dy fitoret e mëparshme dhe nesër është një sfidë e re, të cilën poashtu duhet ta fitojmë. Jemi vendosur për të ecur përpara, por duhet ta vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar duke filluar nga Bylis”, shprehet Brdaric.
I pyetur nderkohe per largimin e Alivodes drejt nje eksperience te re jashte vendit, trajneri i Vllaznise ka deklaruar: “Jam gjysem i kenaqur dhe gjysem i merzitur. I kenaqur sepse do te kete mundesine te nise nje pervoje te re dhe po ashtu nje nxitje edhe per lojtaret e tjere te rinj te Vllaznise per te ndjekur rrugen e tij, ndersa i merzitur sepse largohet nje lojtar i rendesishem i skuadres. Gjithsesi duhet te shohim perpara”.
Te plote prononcimin e trajnerit Thomas Brdariç ne konferencen e shtypit te pragndeshjes Vllaznia- Bylis mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: