Vllaznia pret nesër në ‘Loro Boriçi” Elbasanin, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve Tomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Është një sfidë e madhe nesër, e dimë që është një ndeshje me eliminim, kush fiton kalon raundin. Kemi ndeshjen në shtëpinë tonë, duhet ta luajmë në mënyrë sa më profesionale, objektivi është të fitojmë ndeshjen, do të punojmë fort për këtë. Nuk do të ndërrojmë stilin e lojës tonë, kemi një strukturë, kemi krijuar raste kundër disa ekipeve të vështira, ndeshjen e fundit patëm raste për të shënuar dhe njëherë e bëmë, nesër na duhet balancë e mirë për shënuar dhe mbrojtur, kemi analizuar ndeshjen e fundit për të bërë edhe më mirë, kemi një stërvitje edhe sot, kemi disa lojtarë që kthehen në skuadër.
Rasti më i mirë është 90-minutëshi, na presin shumë ndeshje në javët në vijim, por mendojmë për nesër kundër Elbasanit. Ata do të kërkojnë të fitojnë, jemi munduar të tregojmë vlerat dhe armët tona të forta. Me zor po pres dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi edhe një stërvitje, do të shohim për 11-shen më të mirë fizikisht, dimë që është mirë të kemi lojtarë zëvendësues që mund të rrisin lojën.
Duhet ti shtyjmë këta lojtarë për rezultatin e duhur, shpresojmë të kemi tifozët tanë nesër dhe të festojmë të gjithë bashkë. Normale vret që Balaj nuk e shënoi penalltinë, por ai është një lider dhe ndeshjen tjetër do të provojë prapë, është diçka që ndodh. Ai i shpëtoi dy pikë ekipit, nëse ai ka mundësi nesër, do të bëjë më mirë. Iu them lojtarëve gjithmonë që duhet të investojmë më tepër se 100% dhe nëse e bëjmë fitojmë ndeshjen nesër”, deklaroi Brdariç.