Vllaznia do te luaje neser çerekfinalen e pare te Kupes se Shqiperise ne Elbasan ndaj skuadres vendase. Ne prag te ketij takimi, trajneri Thomas Brdariç ka dale para gazetareve ne konferencen e zakonshme per shtyp ku ka folur edhe per objektivat e skuadres qe ai drejton per kete 90 minutesh.

‘Jemi ne prag te ndeshje tjeter dhe nuk kemi shume kohe ne dispozicion. E shijuam ndeshjen me Teuten dhe jemi ne nje moment mjaft te mire. Ky eshte nje kompeticion tjeter dhe sigurisht qe ne kemi objektivat tona. Neser eshte nje ndeshje e veshtire, sepse perballe do te kemi nje ekip me mjaft eksperience, qe ka nje trajner me eksperience dhe Elbasani eshte nje ekip qe ka investuar shume kete sezon.

Ato kane objektiva te larta per kete sezon, por per ne neser eshte nje kapitull tjeter ku objektivi yne padyshim eshte qe te kalojme ne turin tjeter. Nuk shoh ndonje avantazh qe ndeshjen e pare e luajme jashte dhe te dyten ne shtepi. Kjo sepse ne te dy ndeshjet duhet te tregojme se jemi ekip me i mire.

Ne kemi treguar edhe me perpara se kunder Elbasanit mund te bejme nje ndeshje mjaft te mire, por tani kemi te bejme me nje kompeticion tjeter dhe siç e dini Kupa ka rregulla te tjera prandaj dhe duhet te jemi sa me te fokusuar per keto ndeshje”- eshte shprehur trajneri Brdariç.

Ndeshja ne mes ketyre dy skuadrave do te luhet pasditen e se merkures ne oren 17:00 ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe te dy ekipet do te kerkojne nje rezultat sa me te mire, per t’ia bere punen me te lehte vetes ne sfiden e kthimit pas dy javesh ne “Loro Boriçi”./www.shkodrasport.com/