Ne barazim 1-1 u mbyll ndeshja e sotme miqesore ne mes Vllaznise dhe skuadres se Superliges malazeze Arsenal Tivat. Goli i Qatos ne fillimin e pjeses se dyte eshte barazuar nga miqte pak para fundit te takimit. Megjithate per trajnerin kuqeblu Thomas Brdariç, me perjashtim te demtimit te Ardit Krymit, gjithçka tjeter ne kete ndeshje ka shkuar ashtu si duhet.

“Fillimisht e falenderojmë ekipin e Arsenal Tivat për pranimin e ftesës për të bërë një miqësore. Gjithashtu uroj edhe Zogovic që më përpara ka luajtur me ne dhe e meriton një lamtumirë në mënyrë të duhur. Qëllimi i ndeshjes ishte t’i jepnim minuta lojtarëve. Kishim shumë shanse për të shënuar sot, por rezultati nuk ishte i duhuri.

Gjë shumë e keqe për të dhe për ne është edhe dëmtimi i Krymit. Nuk e besoj se do të jetë në ndeshjen me Teutën. Sot ishte një ndeshje e mirë, me shumë energji, por me probleme të tilla si ky i Krymit, harrohen të gjitha gjërat tjera. Nuk e kam parë shumë rezultatin. Mund të kishim një penallti në favorin tonë, ishte një gabim i arbitrit, por kjo nuk ka rëndësi.

E rëndësishme është që secili lojtar luajti, mori minuta. Tani është në dorën tonë të bëjmë një analizë të mirë të kësaj ndeshjeje dhe të shikojmë përpara. Dëmtimet kanë lidhje me faullet në fushë. Kemi shumë lojtarë, por shumë janë djem të rinj pa eksperiencë dhe për këtë po punojmë. Sic thashë sot ishte një ndeshje e fortë, kundër një kundërshtari të mirë, luajnë dhe ato në Kategorinë Superiore të Malit të Zi.

Do të flasim me lojtarët. Fokusi që në stërvitjen e ardhshme është te ndeshja me Teutën. Është një gjë e mirë të kemi shumë mundësi në mbrojtje. Duhet t’i kemi të gjithë lojtarët në formë, prandaj them që ajo që i ndodhi Krymit është një gjë shumë e keqe për ne”- eshte shprehur Brdariç.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise dhene pas ndeshjes se sotme miqesore, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: