Vllaznia do të udhëtojë nesër drejt Ballshit, ku do të përballet me Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.brdaric

“E urojmë Shqipërinë për Pavarësinë, kemi një objektiv për ndeshjen e nesërme në Ballsh dhe sot jemi mes përgatitjeve dhe festës. Është një ndeshje komplet ndryshe, disa javë më parë kanë sjellë një trajner me eksperiencë si Nevil Dede dhe duhet të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen e nesërme.

I kemi cilësitë dhe stilin e lojës, na pret një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të fokusuar për 90 minuta. Ne e dimë situatën tonë, jemi duke u rritur çdo ditë. Duhet të kemi balancë në sulm dhe mbrojtje, duhet të jemi fizikisht dhe psikologjikisht të përgatitur, të disiplinuar, sidomos në mbrojtje dhe të mos i japim mundësi kundërshtarit, na duhet një performancë e mirë nesër.

Lojtarët e mëdhenj me eksperiencë gjithmonë na mungojnë, Krymi është një pikë kryesore e jona, por kemi disa djem që mund të rregullohet në qendër. Në çdo ndeshje punohet në maksimum, sezoni është i gjatë, kemi një sfidë shumë të madhe përpara, deri më 20 dhjetor kemi shumë sfida. Në qoftë se fitojmë nesër do të jetë edhe më e thjeshtë”, tha Brdariç.