Deshironte ndoshta te kishte si kundershtar ne gjysmefinale Partizanin, por goglat kane vendosur perballe Vllaznise Egnatian ne sfiden e pare drejt titullit, e cila do te luhet te dielen ne ora 20:00 ne “Air Albania” te kryeqytetit.
Trajneri Thomas Brdariç nderkohe ka dhene nje prononcim per mediat menjehere pas shortit ku eshte shprehur hapur se Vllaznia do te tentoje deri ne fund per te shkuar drejt titullit kampion.
“Po, do të luajmë përsëri me Egnatian. Tashmë, e gjithë vëmendja dhe forca e ekipit është përqëndruar tek kjo ndeshje. Të gjitha ekipet në “Final Four” janë të forta dhe kanë synimet e tyre, por gjithçka është e mundur. Ne po punojmë dhe do vazhdojmë të punojmë sërish në ditët e ardhshme. Do përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e parë të dielën dhe të bëjmë atë që duhet.
Për tifozët, për klubin dhe për të gjithë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur tek ajo ëndërr, por për të shkuar deri aty, duhet të punojmë shumë fort në stërvitje. Të gjithë më njohin mua.
Unë jam një trajner që parapëlqej të luaj futboll ofensiv, parapëlqej të shënoj sa më shumë, të kemi një balancë si ekip, por më e rëndësishmja është që çdo futbollist të japë shpirtin për skuadrën dhe synimet që kemi ne si klub”- eshte shprehur Brdariç./www.shkodrasport.com/