Vllaznia e ka shfrytezuar kete periudhe te nderprerjes se kampionatit per te zhvilluar nje tjeter miqesore. Kete here ndaj ekipit Otrat Olympic te Ulqinit qe merr pjese ne Superligen malazeze dhe ne fund te 90 minutave eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0 ne mes tyre.

Pas perfundimit te ketij takimi, trajneri Thomas Brdariç ne komunikimin qe ka patur me mediat e ka vleresuar si pozitive nje miqesore te tille e cila ishte ne kuadrin e pergatitjeve per ndeshjen e se merkures ndaj Egnatias.

“Ishte një ngarkesë e mirë. Secili lojtar duhet të marrë minuta që të mbajmë ritmin. Rezultati nuk ishte objektiv kryesor. Otrant është një ekip i fortë. Duhej t’i përballonim në një mënyrë profesioniste, por gjëja kryesore ishte që ndeshja të mbyllej pa dëmtime dhe të vazhdojmë përpara. Janë shumë djem të rinj në ekip, kanë nevojë për eksperiencë sidomos në këto lloj ndeshjesh.

Këto djem duhet të fitojnë eksperiencë që në fund të ditës të jenë gati për beteja më të forta, duke filluar që nga ajo ndaj Egnatias. Deliu doli nga fusha i dëmtuar, por duhet të flasim me doktorët për të parë gjendjen e tij dhe të shpresojmë që të jetë i gatshëm që në stërvitjen e rradhës”- u shpreh Brdariç./www.shkodrasport.com/