Vllaznia do te prese neser Egnatian ne “Loro Boriçi” dhe kjo sfide i gjen shkodranet ne gjendjen e tyre jo me mire sepse disa nga titullaret do te mungojne. Megjithate trajneri Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp eshte munduar te tregohet optimist duke thene se nuk eshte koha per t’u ankuar, por per te kerkuar fitoren ndaj kampioneve ne fuqi te vendit.

“Nesër është sfida e shumëpritur me Egnatian, do të shohim se cilët lojtarë do të kemi të gatshëm sepse siç e dini kemi disa lojtarë të dëmtuar, të ndëshkuar me kartona apo dhe disa të tjerë që po kalojnë një gjendje gripale. Pavarësisht kësaj do të mundohemi ta përballojmë këtë kundërshtar në mënyrën më maksimale.

Vërtetë siç e thashë kemi disa mungesa, por nuk është koha të ankohemi. Do të mundohemi të bëjmë formacionin e duhur me lojtarët që kemi në dispozicion. Kuptohet që për mua si trajner nuk është e lehtë të luaj pa lojtarë si Gruda e Kahrimanoviç që janë shumë të rëndësishëm për ne në manovrën sulmuese. Megjithatë, ata që do të luajnë, besoj se po shkojnë në rrugën e duhur dhe me ndihmën edhe të tifozëve besoj se do të bëjmë një paraqitje speciale nesër.

Ndeshja me Egnatian është shumë e rëndësishme për ne sepse do testojmë dhe veten se ku jemi dhe në çfarë pozicioni do të rrimë, pasi siç e dini Egnatia vitet e fundit është ekipi me rezultatet më të mira, por nesër do të bëjmë më të mirën e mundshme për të mos i lënë hapësira kundërshtare dhe për të synuar të marrim më të mirën e mundshme nga ky 90 minutësh”- eshte shprehur Brdariç.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise ne pragndeshjen me Egnatian, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: