Vllaznia e ka analizuar dhe po ashtu lene prape sfiden e kaluar ndaj Tiranes te mbyllur ne barazim pa gola dhe tashme gjithçka eshte gati per ndeshjen e neserme ndaj Skenderbeut e cila do te startoje ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Luhet ndaj skuadres se vendit te fundit ne renditje dhe ne pamje te pare mund te konsiderohet nje perballje e lehte, por trajneri Thomas Brdariç nuk mendon keshtu. Nje gje te tille e ka shprehur edhe gjate konferences se sotme per shtyp ku per gazetaret eshte shprehur:

“Neser eshte per t’u luajtur nje ndeshje per te cilen duhet te jemi sa me te pergatitur, por mendoj se nuk ka shume lidhje se ne cilin vend renditet ne kampionat kundershtari jone i rradhes. Nuk ka rendesi nese ndodhet ne fund, ne mes te tabeles apo ne vendet e para, ne kemi te njejtin plan per ndeshje ashtu si çdo here tjeter dhe do te futemi ne fushe vetem per fitore.

Prandaj edhe per ndeshjen e neserme nuk ndryshon asgje ne kete drejtim. Nuk mendoj se behet fjale per nenvleresim, kjo eshte ne varesi te faktit sesa jane te pergatitur psikologjikisht lojtaret. Por nese ke nje ane psikologjike te dobet dhe i nenvlereson te tjeret, atehere eshte faji yt. Objektivi jone eshte ta pergatisim si duhet ndeshjen, te bejme presingun tone dhe te implementojme idete tona tek lojtaret per ta fituar kete ndeshje”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: