Vllaznia e ka “harruar” tashme ate barazim dhe lojen e bukur ne pjesen e dyte te ndeshjes ndaj Egnatias dhe te gjithe fokusin do ta kete te perqendruar tek sfida e rradhes, ajo qe do te luaje mbremjen e neserme ndaj Teutes ne stadiumin “Loro Boriçi”, pikerisht ne oren 20:00.

Durrsaket ndodhen ne pozita te veshtira ne renditje pavaresisht fitores se fundit ndaj Skenderbeut dhe do te kerkojne padiskutim fitoren edhe ne Shkoder. Megjithate i pyetur ne lidhje me kete teme, trajneri Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur keshtu per gazetaret:

“Vertete qe Teutes mund t’i duhet trepikeshi, por ne fakt edhe Vllaznise i duhen keto tre pike per te shkuar drejt objektivit te saj. Kryesore padiskutim qe eshte menyra si do ta implementojme lojen tone. Ajo qe ka rendesi eshte se kemi mjaft energji ne ekip, po ashtu edhe shume deshire.

Prandaj duhet te futemi ne fushe me idene e qarte per te treguar se duam ta fitojme ndeshjen. Duhet te bejme gjitçka mire per te marre ate se çfare duam. Kuptohet qe objektivi jone eshte te marrim nje nga dy vendet e para ne renditje dhe ne loje jane edhe 15 pike. Qe do te thote se gjithçka eshte e mundshme, por fillimisht duhet te fitojme ndaj Teutes”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: