Zhurma e krijuar ne mesjave per polemika te mundshme te presidentit Xhaferi me drejtorin Osmani dhe trajnerin Brdariç eshte lene pas sepse duket se gjithçka eshte sheshuar. Pas drejtorit, edhe trajneri ka folur pasditen e djeshme per ndonje debat te mundshem qe mund te kete patur, por gjithmone ne te mire te punes.
Numri 1 i pankines kuqeblu duke folur pas ndeshjes miqesores me Teuten (e mbyllur ne barazim 3-3) eshte pyetur ne lidhje me maredheniet qe kishte me presidentin dhe me drejtorin. Pergjigja e tij ka qene e tille:
“Maredheniet e mia me presidentin dhe me drejtorin jane shume te mira. Mua me pelqen kur kemi disa perplasje te vogla me njeri-tjetrin, gjithmone per te miren e punes, por njekohesisht duhet me i dhane dhe lojtareve disa detyra ne fushe.
Eshte shume e thjeshte, per t’ia lene fajin nje personi. Une bashke me drejtorin Osmani kemi pergjegjesi te medha, por ne fund te fundit ne nuk luajme ne fushe”./www.shkodrasport.com/