Pas dy golave te shenuar ndaj ekipit te Luzit, Brilant Hasaj eshte rikthyer te shenoje serish per Basanian. E ka bere kete gje edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Albanet, duke shenuar golin e dyte per ekipin e tij dhe duke kontribuar ne fitoren 3-2.
Sulmuesi 28 vjeçar me nje pervoje te madhe ne futbollin shqiptar pasi ka luajtur me disa ekipe, pretendon me shume nga vetja dhe shpresoj shume qe gjate ketij kampionati ta kaloje numrin 10 te golave te shenuar. Nje gje te tille e ka shprehur ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.
“Normalisht që jam i kënaqur, por pres më shumë nga vetja dhe pse jo të shënoj më shumë. Fillimi i ndeshjes ishte i vakët, por goli i tyre na bëri të zgjohemi dhe ta kthejmë rezultatin.
Ky 3-pikësh na ndihmon shumë, pasi kështu ngjitemi në rënditje. Të shpresojmë të marrim një fitore ndeshjen e ardhshme me Besëlidhjen. Synoj të rrij kuotën e 10-12 golave këtë sezon. Normalisht që golin ia dedikoj familjes”- eshte shprehur nder te tjera sulmuesi i Basanias Brilant Hasaj.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Haris Lika do ta luaje ndeshjen e rradhes diten e shtune ne Lezhe ndaj Beselidhjes vendase dhe ndonese konsiderohet nje sfide shume e veshtire, ne rradhet e saj ka shume besim per marrjen e nje rezultati pozitiv./www.shkodrasport.com/