Vllaznia është në vallen e titullit në Superligë. Pesë javë nga fundi I sezonit, shkodranët qëndrojnë tri pikë larg Partizanit kryesues, teksa nuk i kanë humbur shpresat.
Sezoni i mirë ka bërë që artisti i mirënjohur Bujar Qamili të zbresë në fushën e “Loro Boriçit” për të regjistruar këngën e re të skuadrës.
Në garë për titullin, kjo mund të jetë kënga e fitimit të kampionatit, gjithmonë nëse Vllaznia ia del të mbyllë në vendin e parë një sezon të shkëlqyer për ta.
Pas Sidrit Bejlerit, është Bujar Qamili që I dhuron skuadrës së futbollit një tjetër këngë. Vllaznia luan sot me Kukësin në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 18:00./newsport/