Sporti te dhurone emocione te medha, brenda dhe jashte fushe dhe te tilla kane perjetuar sot tre ish- boksiere te Vllaznise. Dhe ne fakt behet fjale per tre kampionet e pare te boksit te vitit 1992, te cilet u ritakuan serish sebashku pas plot 33 vitesh dhe çfare eshte me e bukura, ne palestren e boksit te Vllaznise, bashke edhe me trajnerin e tyre Zef Gjoni.

Behet fjale per ish- boksieret Mondi Ndou, Besnik Gjetaj dhe Admir Hardolli. Te tre ata jane kampionet e pare te boksit shkodran e shqiptar, te dale nga kampionati i te rinjve te vitit 1992. E “braktisen” sportin e tyre te dashur sepse jeta e tyre do te merrte rrjedhe tjeter, Hardolli do te levizte drejt Anglise ku jeton edhe sot, Ndou drejt Gjermanise dhe keto festat e fundvitit i kane gjetur ne Shkoder.

Aty ku jane takuar edhe me Gjetajn dhe trajnerin Ndou dhe sebashku ne palestren e boksit te Vllaznise paraditen e sotme kane sjelle ne kujtesen e tyre emocionet e atyre viteve te para te rikthimit te ketij sporti ne Shqiperi. Pasioni dhe perkushtimi me te cilin sterviteshin, u konkretizua me titullin kampion ne kampionatin e pare te te rinjve qe u zhvillua ne Tirane.

Ndou, Gjetja dhe Hardolli per mikrofonin e “Shkodra Sport” bashke edhe me trajnerin Gjoni, kane shprehur emocionet e tyre pas shume vitesh ne kete takim te rastesishem qe paten sot me njeri- tjetrin. Videon e plote mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: