Vllaznia e ka shkelur e para fushen e “Arenes Kombetare” pasditen e sotme dhe po ashtu behet skuadra e pare qe fiton ne kete stadium te ri teksa ka mundur 2-0 Apolonine ne ndeshjen e vlefshme per javen e peste te kampionatit te futbollit te femrave.
Por ne kete ndeshje ka patur edhe shume risi te tjera. Ne te nuk ka munguar prania e geupimit “Power 12” qe kishin ardhur nga Shkodra per te mbeshtetur vajzat e Vllaznise dhe ne fakt atmosfera e krijuar prej tyre ka qene fantastike.
Gjate 90 minutave te ndeshjes nuk kane munguar duartrokitjet dhe brohoritjet per ekipin kuqeblu dhe padyshim qe ne fund kane gezuar per fitoren e tij.
Por ajo çka ka lene mbresa ka qene momenti kur ne fund te takimit, te gjitha vajzat e ekipit dhe stafi teknik kane shkuar tek vendi ku kane qene te vendosur pjestaret e ketij grupimi dhe per 4-5 minuta kane kenduar dhe festuar sebashku.
Nje atmosfere vertete shume e kendahme per te cilen kane nevoje stadiumet tona. Megjithate ndiqni videon e meposhtme per te perjetuar keto emocione: