Vitet kalojne por klasi i Vilfor Hyses mbetet. Sulmuesi i njohur ka shenuar diten e djeshme nje supergol duke treguar edhe njehere tjeter se nuk i ka ikur aftesia per te shenuar dhe madje e ka me te afte se kurre.

Ne ndeshjen ndaj Beselidhjes, ai ka shenuar nje supergol. Ka qene pjesa e pare e kesaj ndeshje, kur lezhjanet kishin shenuar golin e dyte dhe pukjanet u detyruan ta luajne serish topin nga qendra.

Ai eshte nisur shpejt dhe kapiteni Tafili e ka derguar ne krahun e djathte, aty ku ka ardhur edhe krosi ne zone per Hysen qe ndonese kishte nje mbrojtes te Beselidhjes perpara, ka arritur qe me thember ta dergoje topin ne rrjete.

Nje gol qe rihapi ndeshjen nderkohe qe me pas do te shenonte Tafili golin e barazimit ndersa ne fundin e ndeshjes do te vinte edhe goli i trete, ai i shenuar nga Xhebraimi qe i dha nje fitore me shume vlere skuadres se Terbunit.

Megjithate, goli i Vilfor Hyses ne kete takim eshte per kornize dhe ne fakt ia vlen ta shikoni permes videos se meposhtme qe mund ta gjeni duke klikuar ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube ne kete link: