Çiklistet e Vllaznise i kane dhene fund sot pergatitjeve per kupen “Agim Tafili” qe do te startoje diten e neserme. Ne seancen e fundit, prane ekipi ka qene dhe drejtori i zyres se sportit prane Bashkise Shkoder, Alban Neziri, i cili ne fakt sebashku me kryebashkiakun Bardh Spahia kane meriten e rikthimit te kesaj kupe serish pas tre vitesh mungese.

Forma sportive e çiklisteve shkodrane duket e mire, pavaresisht nje problemi shendetesor qe ka kaluar se fundi Bruno Kola dhe qe shpresohet te mos i perseritet serish edhe ne keto gara.

Ekipi i Vllaznise do te paraqitet me 5 çikliste ne kupen “Agim Tafili” dhe pikerisht me Bruno Kola, Marçelo Kola, Flavio Venomi, Arglenio Sulaj dhe Bekim Tafili. Kuptohet qe keto çikliste kane pretendimet e tyre ne keto gara, si ne kategorine e te rriturve, ashtu edhe ne ate te junioreve.

Sipas trajnerit Leonat Kola, fakti qe kupa zhvillohet ne Shkoder dhe per me teper ne nderim te nje legjende si Agim Tafili, e ben mese te domosdoshme kerkesen per te qene fitues te garave ne dy ditet e zhvillimit te kesaj kupe.

Etapa e pare e kupes “Agim Tafili” do te nise pasditen e neserme ne Fushe- Kruje dhe çiklistet pjesmarres do te ndjekin itinerarin deri tek Harku i Berdices, per te vazhduar deri ne Mali Kolaj, pastaj Torovise, Balldren dhe per te mberritur ne Shkoder ku do te jete edhe fillimi i gares rreth ores 19.00./SHKODRA-SPORT.COM/