Duke filluar nga e marta e javes qe vjen, ne Shkoder do te zhvillohet edicioni i rradhes i Trofeut “Agim Tafili”. Federata Shqiptare e Çiklizmit ne bashkepunim edhe me Bashkine Shkoder, i kane marre te gjitha masat qe ky aktivitet te shkoje ashtu si duhet, per te vleresuar e nderuar me se miri emrin e legjendes per te cilin organizohet.

Madje duhet thene se ndryshe nga vitet e tjera, kete here aktiviteti nuk do te zgjase dy por tre dite. Etapa e pare do te jete ajo qe do te nise te marten me itinerar Fushe Kruje – Harku i Berdices- Mali Kolaj- Torovice- Finish Shkoder me gjatesi 128 km.

Etapa e dyte, ajo e se merkures do te kete itinerar Shkoder – Fishte – Gomsiqe – Finish Shkoder me gjatesi 108 km. Ndersa te enjten do te zhvillohet etapa e trete dhe e fundit e ketij trofeu do jete ajo me itinerar Shkoder – Rrapsh Stare – Finish Shkoder 101 km.

Ekipi i Vllaznise ka kohe qe pergatitet per kete aktivitet dhe gjendja e sportisteve duket shume e mire. Trajneri Leonat Kola duket shume entuziast per paraqitjen e çiklisteve te tij, megjithate do jene garat ato qe do ta tregojne kete gje./www.shkodrasport.com/