Pas suksesit ne Kupen “Dita e Veres” ne Elbasan pak dite me pare, çiklisti i Vllaznise Luis Margjoni ka shkelqyer edhe ne nje tjeter aktivitet, pikerisht ne trofeun e pervitshem “26 Marsi” qe zhvillohet ne qytetin e Kavajes duke zene vendin e pare dhe merituar kupen e vene nga organizatoret.

Trofeu “26 Marsi” organizohet çdo vit nga Bashkia e Kavajes ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Çiklizmit dhe ne edicionin e sivjetem perveç ekipeve te vendit, ka marre pjese edhe kombetarja e Kosoves si dhe ekipi MK Velesh nga Maqedonia e Veriut.

Pavaresisht kohes jo te mire qe e ka shoqeruar te gjithe garen, sportistet jane munduar te japin me te miren e tyre. Ne garat e kadeteve, figuren me te mire e ka bere çiklisti shkodran Luis Margjoni. Ai i eshte shkeputur te gjithe konkurrenteve te tjere dhe e ka prekur i pari finishin e Kavajes me kohen 1 ore 29 minuta dhe 35 sekonda.

Ne vendin e dyte eshte renditur çiklisti i Skenderbeut Nedion Demiri dhe ne te tretin çiklisti i ekipit te Kosoves Dion Bytyqi. Ne kete menyre, Margjoni tregon edhe njehere tjeter se kemi te bejme me nje element me shume te ardhshme dhe trajneri Leonat Kola beson shume ne aftesite e tij.

Ne gare kane qene sot edhe çiklistet juniore dhe ato seniore ku Vllaznia eshte perfaqesuar me 6 sportiste, por pavaresisht perpjekjeve te tyre nuk kane arritur te ngjiten dot ne podium. Nga ana tjeter, pjesmarres ne kete gare me veteranet ka qene edhe nje tjeter shkodran, pikerisht Adrit Kraja i cili ka bere nje performance te mire dhe eshte nderuar me nje diplome te veçante nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Garat e ardhshme do te jene ato qe do te zhvillohen ne muajin e mesit prill ne Shkoder, pikerisht ajo e nderimit te figurave te shquara te ketij sporti ne vite per Vllaznine.(www.shkodrasport.com)