Në kampionatin gjerman të futbollit, skuadra e Leverkusenit ka marrë një fitore të rëndësishme për objektivat, në transfertë ndaj ekipit të Hanoverit. Aspirinat triumfuan vetëm në minutat finale të takimit me shifrat 3-2.

Në fakt, ndeshja u duk sikur do të ishte një shëtitje për miqtë të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë falë realizimeve të sulmuesit Kevin voland, ndërsa faktor gjatë takimit u bë dhe stuhia e borës. Fillimisht në minutën e 13, Voland shënoi të parin, ndërsa në të 28, dyfishoi shifrat, për të tijët.

Në minutën e 33 pikërisht bora u faktor në lojë, ndërsa sulmuesi i Hanover, pasi kaloi dhe portierin, shënjestroi në portën e zbrazur por topi ngeci në vijën fatale prej trashësisë së borës.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në fraksionin e dytë të lojës, ndryshuan sjelljen në fushë duke arritur të barazonin rezultatin. 6 minuta pas startit të fraksionit të dytë të lojës, vendasit shkurtuan diferencat me anë të Xhonatas, ndërsa në të 73 shfrytëzuan rivendosën ekuilibrat e sfidës falë autogolit të Vajzer.

Por, Leverkusen nuk u dorëua dhe 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, realizoi golin e fitores me anë të mesfushorit Kai Havertz. Pas kësaj fitoreje aspiranat ngjiten në vendin e 6 të renditjes./VipSport/