Liverpuli ka mundur me rezultatin e thellë 1-4 Mançester Junajtidin në kuadër të turneut “International Champions Cup”, duke dhuruar kështu spektakël për tifozët që ishin në një numër të madh në shkallët e stadiumit të Miçiganit.

Në këtë takim, ka debutuar Xherdan Shaqiri i cili ka zënë vendin e Muhamed Salah në pjesën e dytë dhe në fakt, ky takim ka rezultuar të jetë një debutim ëndrrash për shqiptarin, duke qenë se ka shënuar një supergol me roveshatë për skuadrën e tij. Në minutën e 66, ai ka asistuar për Starixh, ndërsa pak minuta më vonë ka shënuar vetë.

Në minutën e 28, ka qenë Mane ai që ka zhbllokuar shifrat, ndërkohë që 3 minuta më vonë, Pereira ka barazuar.

Në minutën e 66, ka shënuar sërish Liverpuli me anë të Starrixh, ndërkohë që Ojo në të 74-ën dhe Shaqiri në të 82-tën, kanë vulosur fitoren e Liverpulit. /Vipsport/

Mançester Junajtid-Liverpul 1-4
Shënues: 31’Pereira/ 28′ (p) Mane, 66’Starrixh, 74′ (p) Ojo, 82’Shaqiri

https://www.youtube.com/watch?v=_E2RNf1yNDA