Kur flasim per sportin e mundjes ne Shkoder, padyshim qe nuk mund te anashkalosh nje emer: Ate te Dedë Bregut. Ai ka kaluar shume vite me kete sport, fillimisht si mundes dhe me pas si trajner.
82 vjeçari qe eshte edhe “Mjeshter i Madh” por qe nuk ka marre ende pensionin e posaçem, eshte nje emer shume i respektuar ne kete qytet dhe jo vetem.
Deda ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa eshte ndalur edhe tek fakti qe si rrallekush tjeter, nga familja e tij kane dale tre breza sportistesh.
Eshte Deda kampion ne mundje, eshte e bija Vera, kampione dhe rekordmene e madhe ne atletike si dhe tashme jane dy nipat, Klaudio e Marcelino qe po bejne mire ne volejboll e futboll.
“Jam munduar te gjej nje familje tjeter me tre breza sportistesh por nuk po gjej. Ka qene nje sakrifice e madhe ajo qe kemi bere, por ndjehemi te shperblyer nga rezultatet qe kemi marre dhe respekti qe gezojme tek njerezit”- ka thene nder te tjera Dedë Bregu.
Intervisten e plote te tij mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: