ekim Balaj pritet të jetë përsëri titullar te Akhmat Grozni në pjesën e dytë të sezonit, pasi po paraqitet mjaft mirë në fazën përgatitore që klubi i tij po zhvillon para rifillimit të kampionatit rus.
Ekipi pretendon që të ngjitë përsëri shkallët në klasifikim dhe të sigurojë një vend në Europë, ndërsa Balaj duket një armë më shumë për të arritur këtë objektiv.
Sulmuesi shqiptar kishte qëndruar për një kohë të gjatë larg fushave të lojës për shkak të dëmtimit në gju, por tashmë kjo i përket të kaluarës, siç e tregoi dje në ndeshjen ndaj Irtysh, të barazuar nga Akhmat Grozni me shifrat 1-1.
Balaj luajti 90 minuta për ekipin e tij dhe në fund të takimti, mori përsipër gjuajtjen e 11-metërshit që barazoi rezultatin përfundimtar.
Titullar i paprekshëm për skuadrën e Akhmat Grozni është edhe Odise Roshi, por ai u la pushim nga stafi teknik në ndeshjen e djeshme. /vipsport/