Rei Manaj pësoi një dëmtim horror në takimin mes Granadas dhe Albasetes gjatë pjesës së parë, ku njëri nga futbollistët e Granadas, ka goditur me shkelm në kokë sulmuesin kuqezi. Ai u detyrua që të largohet me barelë në drejtim të spitalit, duke qenë se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Në pushimin mes pjesëve, ka reaguar vetë faqja zyrtare e klubit spanjoll, që tregon se Manaj ka pësuar trauma në kokë dhe se ndodhet në spital. Sakaq, tifozët kanë shprehur solidaritet për sulmuesin kuqezi, ndërkohë që kanë reaguar ashpër ndaj gjyqtarit të takimit, që ndëshkoi vetëm me karton të verdhë Sançezin.
“Rei Manaj është transferuar në spitalin ‘PTS’ për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme që diagnostikojnë shtrirjen e traumës në kokës që pësoi pas goditjes së marrë gjatë ndeshjes”, shkruhej në njoftimin e klubit./vipsport/