Lionel Messi është fantastik! Ylli argjentinas fitoi për herë të gjashtë në karrierën e tij “Topin e Artë” disa ditë më parë, ndërsa sot, zbriti në fushë për Barcelonën, në takimin kundër Mallorca.
“Pleshti” priti vetëm 17 minuta për të shënuar golin e tij të parë në këtë sfidë, një kryevepër. Sulmuesi argjentinas merr një pasim të thjeshtë nga Griezmann dhe nga një distancë shumë e largët, gjen trekëndëshin e largët me të majtën e tij magjike.
Portieri mik nuk kishte asnjë shans, pasi ai topi ndal vetëm në trekëndëshin e portës. Lionel Messi tregon dhe njëherë tjetër se pse ai e meritonte “Topin e Artë”./abcnews/