Dje ka qene i pari qe ka ngritur lart kupen e fituar me ekipin Vllaznia U21 sepse eshte kapiteni i ketij ekipi. Egzon Shimaj sigurisht qe ka ndjere emocione ne ato momente ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport”. Sipas tij shume njerez nuk kishin besim tek ky ekip, por ja qe ai solli kupen ne Shkoder.

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses, pasi është herë parë që fitojmë titullin kampion. Kemi bërë një punë shumë të mirë. Shumë njerëz nuk kishin besim te ne, por ja ku jemi, kampionë.

Të arrish këtë sukses është shumë e vështirë, pasi ka skuadra mjaft të forta, me lojtarë prej ekipit të parë që vijnë të marrin minuta këtu”- ka thene fillimisht Shimaj ne prononcimin e tij.

Por e djeshmja ndaj Tiranes duket se do te jete ndeshja e tij e fundit me fanellen e Vllaznise. Nje gje te tille e ka deklaruar edhe me perpara dhe e perseriti edhe dje kur tha: “Tani kontrata ime me Vllaznine mbaroi dhe do shoh ndonje opsion tjeter. Serish te Vllaznia? Se besoj, une ketu isha dhe nuk mora minutat e duhura, do studioj ofertat e tjera”.