Akademia “Djelmnia Shkodrane” ka patur nje “mysafir” te veçante sot ne fushen e tyre stervitore, pikerisht ekipet e AF Lissus. Arsyeja ka qene zhvillimi i dy ndeshjeve miqesore ne mes ekipeve U11 dhe U13 te tyre. Administroret e ketyre Akademive, respektivisht Fatmir Marku i “Djelmnise” dhe Klajti Reçi i “Lissus” po i kushtojne shume rendesi edhe shkembimit te eksperiences me ekipet e tjera.
Sfida ne mes ekipeve te 13 vjeçareve te ketyre Akademive ka qene shume interesante dhe ka prodhuar shume gola. Trajneri Astrit Prençi i “Djelmnise” e ka nisur ndeshjen me formacionin e tij te dyte dhe kjo eshte shfrytezuar nga skuadra lezhjane e drejtuar nga nje tjeter emer i njohur si Hasan Hoxha.
“Lissus” si rrjedhoje e ka mbyllur pjesen e pare ne shifrat 4-2 ne favorin e saj. Por ne te dyten, me aktivizimin e titullareve “Djelmnia” e rriti lojen e saj dhe si rrjedhoje e fitoi krejt ndeshjen me shifrat 6-4.
Pas saj, ka nisur sfida e 11 vjeçareve te drejtuar nga trajneret Bledar Marshiq dhe Ledion Zenuni. Futbollistet e vegjel lezhjane kane bere nje paraqitje me te mire dhe kane arritur te fitojne me shifrat 3-1. Megjithate me shume sesa rezultatet e ketyre perballjeve miqesore, padyshim qe e rendesishme eshte shkembimi i eksperiencave dhe krijimi i maredhenieve te mira ne mes futbollisteve te dy Akademive.
Per me shume ne lidhje me miqesoret e sotme, ndiqni me poshte nje video me permbledhjen e tyre si dhe me prononcimet e trajnereve Astrit Prençi dhe Hasan Hoxha: