Një barazim i marr në kampionat, i bëri futbollistet dhe drejtuesit e Apolonisë “të fluturojnë” e të mendojnë se do ta mundin Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në kampin shkodran megjithatë kanë patur bindje tjetër dhe madje sulmuesja Megi Doçi në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport” para ndeshjes, deklaroi se “do t’i bënin fieraket ‘të pendohen’ që dolën në finale përballë Vllaznisë.

Ndeshja e djeshme në “Elbasan Arena” e konfirmoi këtë gjë dhe vajzat kuqeblu treguan supermacinë e tyre duke fituar me rezultatin 4-0, madje ai mund të kishte qenë edhe më i thellë por ato “i mëshiruar” kundërshtaret e tyre. Këtë e tregon më së miri edhe mënyra e kryerjes së zëvendësimeve teksa pas golit të katërt, në fushë janë hedhur 3-4 lojtare vetëm 14-15 vjeçare.

Edhe vetë fierakët duket se e kanë pranuar supermacinë e kundërshtareve të tyre dhe këtë e tregon më së miri kjo video që po publikojmë sot. Në të shihet momenti i ekzekutimit të 11-metërshit nga ana e futbollistes së Vllaznisë Megi Doçi. Ajo u tregua e saktë duke shënuar golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes.

Por në video siç mund ta shikoni, ende pa u gjuajtur 11-metërshi, një nga lojtaret më të mira të Apolonisë, pikërisht Kejsi Goro, nuk ka dashur ta shohë fare atë, por është ulur në fushë diku pranë vijës së mesit dhe tepër e zhgënjyer për lojën dhe rezultatit duket se nuk ka më dëshirë ta vazhdojë lojën.

Një tregues ky i qartë se fieraket e kanë kuptuar se të matesh me Vllazninë nuk është e lehtë dhe nëse ia kanë marrë një barazim në këto shtatë vite, duhet të jenë më të gëzuarat sepse të paktën këtë gjë nuk e ka bërë asnjë ekip tjetër. Më poshtë ndiqni videon që tregon veprimin e Goros kur Doçi po gjuante 11-metërshin:
www.shkodrasport.com