Pavaresisht dy golave te shenuar, Vllaznia U21 nuk ia ka dale te largohet me pike nga Fieri ne perballjen e rradhes per kampionat ndaj Apolonise vendase. Kjo e fundit ka shenuar dy gola ne minutat shtese dhe si rrjedhoje ka fituar me rezultatin 4-2 ne ndeshjen e vlefshme per javen e 16-te te kampionatit.

Kane qene vendasit ata qe kane shenuar te paret me ane te futbollistit Vrushi ne minuten e 41-te, por tre minuta me vone kapiteni Ernest Hagrepi do te barazonte per shkodranet dhe ne kete menyre pjesa e pare e ketij takimi do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.

Ne fillimin e se dytes do te ishte serish Hagrepi qe do te shenonte edhe golin e dyte per Vllaznia U21, megjithate ne minuten e 75-te fieraket do te barazonin shifrat me ane te Ayivi. Duhet thene se trajneri Doçi ka patur reverva gjate gjithe pjeses se dyte per menyren e arbirimit dhe sipas tij kjo ndikoi edhe ne ndeshje.

Nderkohe ne minutat shtese, Apolonia do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te Kamagate ne minuten e 91-te dhe te Umejiego ne ’93 duke bere qe ajo ta fitonte krejt ndeshjen me rezultatin 4-1.

Me kete fitore Apolonia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke u ngjitur ne vendin e dyte dhe duke lene Vllaznine me 28 pike ne vendin e trete te renditjes.(www.shkodrasport.com)