Ka ardhur per vetem pak dite ne Shqiperi, por menjehere e sheh ne pallatin e sportit te Shkodres per te ndjekur volejboll. E kemi fjalen per nje sportistet me te mire te historise se Vllaznise, Gjon Çoben, i cili njekohesisht ka qene nje trajner shume i suksesshem per vite me rradhe ne Itali, vend ku jeton edhe sot e kesaj dite.
Nderkohe e bija, Angela eshte 18 vjeçe aktualisht dhe pjese e kombetares italiane te volejbollit. Normalisht qe pyetja e zakonshme eshte ajo nese nje dite kjo sportiste do te perfaqesonte Shqiperine. Dhe pergjigja e te atit eshte si me poshte:
“Angela tani eshte 18 vjeçe dhe ka luajtur me kombetaren e Italise qe me ekipin U15, U16, U17 dhe tani me U18. Ka pase rezultate qe as une nuk i kam menduar se do t’i arrinte dhe tani ndjek rrugen e vet dhe tani luan me ekipin me te mire ne Itali, Imoco Volley qe dje ka dale ne finalen e plej-ofit italian. Tani te shohim sezonin e ri se çfare mund t’i ofrojne dhe ku mund te shkojne.
Kombetarja e Shqiperise? Femijet tone kane lindur andej, lidhja me Shqiperine eshte e madhe, por problemi i perspektives na shqeteson. Nese deshiron me ece perpara, puna atje eshte shume e madhe. Punohet me nga tre ore ne dite stervitje. Eshte edhe problemi tjeter sepse ne prinderit nuk i kemi mundesite per t’i sjelle ketu vetem per volejboll sepse familja ka kerkesa te tjera.
Deshira eshte, por realiteti eshte tjeter gje. Jane dy gjera te pakrahasueshme, megjithate eshte ajo shprehja kurre mos thuaj kurre dhe nuk i dihet se çfare ndodh ne jete”./www.shkodrasport.com/