Nese flasim per tifozet e vjeter te Vllaznise, njeri prej tyre eshte edhe humoristi i njohur Nexho Shabani. Te gjithe e mbajne mend qendrimin e tij pas portes kundershtare sa here qe luante skuadra shkodrane dhe menyren origjinale te festimit. Por keto vitet e fundit nderkohe ai ka munguar ne stadium.

Ka ndodhur keshtu per shkak te emocioneve te forta qe i jep Vllaznia dhe gjendjes jo te mire shendetesore. Por kete here ndaj Egnatias u rikthye ne shkallet e stadiumit pas plot 5 vitesh. Kjo sepse ka qene i bindur se skuadra e tij e zemres do te fitonte, madje per gazeten tone beri edhe nje parashikim paraditen e djeshme duke thene se ajo do te fitonte 3-1.

Pas perfundimit te takimit Nexhoja ka dhene nje interviste te shkurter per “Shkodra Sport” ku shpjegon edhe arsyen qe e beri te vinte ne stadium kete here, me abonene e dhuruar nga drejtuesit e klubit duke patur nje vend ne tribunen VIP te “Loro Boriçit”.

“Çuditerisht kete here nuk kisha fare emocione sepse isha i bindur qe Vllaznia do te fitonte dhe prandaj erdha ne stadium. Ka bere nje ndeshje perfekte dhe kuptohet qe kjo me ka gezuar shume”- eshte shprehur humoristi Nexho Shabani.

Te plote intervisten e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: