U rikthye serish ne krye te ekipit te Vllaznise para tre javesh dhe qe atehere i ka fituar te tre ndeshjet duke treguar se tashme ne fushen e lojes kemi nje skuader te tjetersuar. Nora Deda “e ka marre me vrull” kete rikthim duke mundur fillimisht 3-2 Pogradecin ne Shkoder, me pas po me te njejtin rezultat Tiranen brenda ne kryeqytet ndersa sot ka mundur serish me te njejtat shifra edhe Partizanin ne “Qazim Dervishi”.
Duke folur per gazetaret pas ndeshjes, trajnerja kuqeblu e lumtur nga ky sukses ia dedikon ate vajzave per shpirtin e larte te gares qe treguan, nderkohe qe fitoren po ashtu ia ka dedikuar edhe te motres, Mireles, edhe ajo nje ish- volejbolliste e Vllaznise qe diten e djeshme ka patur ditelindjen.
“Ishte një fitore emocionuese. Për mua e rëndësishme është që luajtëm si të barabartë dhe më e rëndësishmja që ekipi im po ndërton mentalitetin e fituesit. Kjo nuk është një ndeshje që na çon shumë përpara, por ndikon në ndërtimin e të ardhmes me besim që ne do t’ia dalim të futemi në katërshe. I njoh vajzat e mia, e di ku i kanë limitet. Me Tiranën kanë luajtur më mirë, shumë më mirë. Tirana është një ekip i mirë dhe e mundëm.
Kisha shumë besim se do ta fitonim këtë ndeshje, por deklaratat bëhen në fushën e lojës. Vlerësoj punën e të gjitha vajzave në tërësi. Williams ishte e papërballueshme, është ndër më të mirat në Shqipëri sot për sot. Fitoi eksperienca e Tucit, në pikët decizive i mbylli me sukses. Fitoi edhe eksperienca e Zhivanit, e cila ishte shumë e kujdesshme në mbrojtje dhe tregoi që është aty ku duhet dhe kur duhet në ekip.
Të punojmë fort, pasi do të kemi një shkëputje 1-mujore. Duhet të punojmë edhe nga përgatitja fizike, por edhe të rrisim pak lojën taktike, ta bëjmë pak më të ndërlikuar përderisa i kemi elementat. Sikur të na bashkohej edhe një lojtare, skuadra jonë do të hynte me shumë pretendime në kampionat, me shumë pretendime, jo vetëm për katërshe. Nga ana profesionale, fitoren më takon t’ia dedikoj vajzave, së dyti motrës sime, që sot kishte ditëlindjen dhe është një ndër volejbollistet më të spikatura të Vllaznisë dhe ekipit kombëtar. Është shumë më e lehtë të luash në fushë, sesa të përjetosh atë nga jashtë”./www.shkodrasport.com/