Një penallti qesharake është akorduar në Kili. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes Osorno-Melipilla, i mbyllur në barazim 3-3. Ishte fundi i pjesës së parë ku miqtë kryesonin 1-2 dhe Osorno fitoi të drejtën e një penalltie.
Por si ndodhi?
Portieri dhe sulmuesi kundërshtar kishin diçka për të sqaruar me njëri-tjetrin. “Gardiani” i dha një prekje të lehtë pas kokë lojtarit vendas dhe arbitri akordoi menjëherë 11 metërsh.