Ndeshjet e sotme në Premier Ligë kanë dhuruar një rezultat shumë të papritur, pasi ai që cilësohej si ekipi më në formë për momentin, Totenhemi i Mauricio Poçetinos, e ka mbyllur vitin 2018 me një rezultat që askush nuk priste.

Skuadra londineze priste në shtëpi Ulvërhempton dhe mendohej se do të vazhdonte serinë e gjatë të fitoreve në kampionat që e kishin kthyer në vendin dytë në klasifikim. Edhe pse Kejn realizoi golin e avantazhit për “Spurs”, këta të fundit çuditërisht lëshuan shumë në pjesën e dytë duke i dhënë mundësinë ekipit mik të shënonte tre herë radhazi në portën e Loris. Kësisoj, Liverpuli ka mudnëisnë që të mbyllë vitin 2018 me një diferencë të thellë nga ndjekësit më të afërt, sido që të shkojnë gjëra në duelin me Arsenalin.

Ndërkohë, golat e Kamarasa dhe Mitroviç në shtesën e ndeshjes, u kanë dhënë fitoret Fullhem dhe Kardif në ndeshjet përkatëse. /vipsport.al/

REZULTATET
Brajton-Everton 1-0
59’ Lokadia
Fullhem-Hadërsfilld 1-0
90’+1’ Mitroviç
Leister-Kardif 0-1
90’+2’ Kamarasa
Totenhem-Ulvërhempton 1-3
22’ Kejn / 72’ Boli, 84’ Himenez, 87’ Kosta

Uotford-Njukasëll 1-1
82’ Dukure / 29’ Rondon
/vipsport/