Trajneri i Brazilit, Tite, është kthyer në personazhin e ditës dhe jo vetëm sepse përfaqësuesja e tij fitoi ndeshjen ndaj Kosta Rikës dhe sheh më me optimizëm drejt turit tjetër të Botërorit.

Të gjithë e kanë vlerësuar trajnerin për punën që ka bërë me përfaqësuesen, por edhe për entuziazmin mëe të cilin përjeton sukseset e skuadrës së tij.

Një shpërthim entuziazmi e bëri atë protagonist sot në momentin e golit të shënuar nga Kutinjo, që i dha sot avantazhin në shtesë përfaqësueses së Brazilit.

Trajneri u rrëzua në tokë ndërsa po dilte nga pankina të festonte golin, i shtyrë nga portieri Ederson, i cili më pas e ndihmoi të ngrihej në këmbë.

Sigurisht që pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe të gjithë e cilësojnë si “festimin e vitit” nga ana e trajnerit të Brazilit me gjestin e tij “akrobatik” . /vipsport/