Paraditen e sotme ka qene drejtori sportiv i Vllaznise Vioresin Sinani, ai qe ka prezantuar trajnerin e ri Goce Sedloski. Ne fjalen e tij te shkurter para gazetareve, ish- sulmuesi i njohur i kuqebluve ka vleresuar trajnerin e sapoardhur ne Shkoder, per karrieren e tij si lojtar dhe si trajner.

“Jam ketu per te prezantuar trajnerin e ri te Vllaznise, i cili ka nisur punen para pak ditesh, por sot ka ardhur momenti per ta prezantuar zyrtarisht. Goce Sedloski është një emër mjaft i dëgjuar si lojtar, po edhe si trajner, duke filluar nga Dinamoja e Zagrebit e më pas edhe me skuadra të tjera.

Mendoj se është bërë një zgjedhje mjaft e mirë nga ana e klubit në mënyrë që objektivat e sezonit të arriten. Jam i bindur se do të kalojmë një përiudhë të mirë së bashku dhe do të kemi rezultate mjaft pozitive.

I uroj suksese në punën e tij, pasi është një trajner me reputacion dhe me mjaft suksese. I uroj mirëseardhjen në emër të të gjithëve dhe shpresojmë të kemi mbarësi në çdo gjë”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e drejtorit sportiv Vioresin Sinani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne yuutube duke klikuar ne visedon e meposhtme: