Futbollistët e Kombëtares po vijnë në grumbullimin vendimtar të ndeshjeve të nëntorit në formë të shkëlqyer me paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet me skuadrat e tyre. Disa prej tyre kanë gjetur golin, si Ajeti e Muja, ndërsa kësaj liste i është shtuar sot edhe Mirlind Daku.

Sulmuesi i cili luan me Rubin Kazan në kampionatin rus, ka qenë protagonist i ndeshjes në transfertë ndaj Soçit. Në minutën e 55-te, një faull ndaj sulmuesit shqiptar bëri që Kravisov i ekipit vendas të largohej me karton të kuq.

Më pas, në minutën e 66-të, sulmuesi shqiptar ishte ai i cili tundi rrjetën me një gjuajtje të fortë, duke çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat i Dakut, i cili ka dhënë edhe një asist për skuadrën e Rubin Kazan në këtë edicion.