Vllaznia mori nje fitore te vuajtur, por shume te rendesishme ndaj Elbasanit ne ndeshjen e kaluar dhe tashme i gjithe fokusi eshte perqendruar tek sfida e rradhes, ajo ndaj Laçit qe do te luaje perseri ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Ne lidhje me situaten tek skuadra shkodrane ka folur edhe ish- futbollisti i saj, tashme trajneri i ekipit U21 Edmond Doçi, i cili fillimisht eshte ndalur tek fitorja ndaj elbasanasve ne ndeshjen e kaluar per te cilen ka thene:
“E vërtetë që një fitore e vuajtur, por që i duhej Vllaznisë. Dëmtimet dhe mungesat e shumta besoj se kanë ndikuar në performancat e fundit të skuadrës kuqeblu. Ekipit i duhej kjo fitore pas dy humbjeve radhazi, sepse përndryshe morali do të binte shumë dhe skuadra do të “turbullohej”. Prandaj them se pavarësisht ndoshta lojës jo në nivelin e duhur, të rëndësishme ishin pikët”.
Kurse per takimin e se shtunes ndaj Laçit, ai ka shtuar: “Laçi ka marrë një fytyrë tjetër me ardhjen e trajnerit Moreiro. Është një skuadër që mbrohet mirë dhe në bllok. Ku mundohet të shfrytëzojë kundërsulmet dhe janë të rrezikshëm. Them se do të jetë një ndeshje po aq e vështirë për Vllazninë si ndaj Dinamos apo Elbasanit, por besoj se shkodranët do t’ia dalin me sukses për të marrë pikët e plota në fund të 90 minutave”.
Deri tani kuqeblute futen tek pretendentet e kampionatit dhe sipas Doçit, katershja aktuale qe kryeson kampionatin nuk do te ndryshoje deri ne fund: “Diferencat janë të vogla në kampionat, pamë që Bylis mposhti Partizanin e vendeve të para dhe kjo tregon për një kampionat të balancuar dhe shumë të fortë. Në mendimin tim, katërshja aktuale e kryesimit të Superiores nuk ndryshon deri në fund. Pastaj në “play off”, Vllaznia duhet ta tregojë veten dhe të tentojë deri në fund për objektivin maksimal”.