Vllaznia U19 ka bere nje gabim te madh sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Akademise se Futbollit teksa ndonese udhehiqte me rezultatin 2-1, ne fund eshte mundur ne shifrat 2-3 nga ky kundershtar.
Ka ndodhur keshtu edhe per shkak te disa gabimeve te bera nga lojtaret shkodrane te cilet ndikuan ne pesimin e golave dhe si rrjedhoje, kuqeblute kane dale kokeulur nga fusha sportive “Reshit Rusi”.
Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznia U19 Edmond Doçi ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur se skuadra duhet te nxjerre mesimet e duhura nga gabimet e bera ne kete 90 minutesh.
“Këta lojtarë nuk arrijnë ta kuptojnë se sa shumë sakrifica duhen bërë për t’u bërë sportista. Pavarësisht se kemi fituar dhe ndeshje, kohët e fundit kemi treguar se sa të dobët jemi, edhe nga vetë golat e pësuar, gjë që e treguam dhe sot.
Shpresoj të bëjmë maksimumin, të punojmë fort me to, pasi duhen mësuar si fitohet një ndeshje. Cdo gjë ka lidhje me karakterin. Lojtarët duhet të dijnë të ruhen dhe të mos pësojnë gola, ashtu si pësuam sot.”/SHKODRA-SPORT.COM/