Pellumbat e Eduard Gjokes duket se po rezultojne me fat per Vllaznine. Fluturuan nga stadiumi “Loro Boriçi” ne prag te ndeshjes me Tiranes dhe kuqeblute fituan ne fund te atij 90 minuteshi. Nderkohe qe dje pellumbat e prestigjatorit te njohur shkodran kane fluturuar edhe nga stadiumi “Skenderbeu” i Korçes.

Dhe serish me fat per Vllaznine sepse ajo mori nje tjeter fitore dhe vazhdon ngjitjen ne renditje. Nderkohe Eduard Gjoka per “Shkodra Sport” do te shprehej i lumtur per suksesin e kuqebluve dhe njekohesisht ka edhe nje mesazh per Egnatian.

“Nuk e di a jane me shans apo pa shans pellumbat e mi, por dy here qe i leshojme Vllaznia fiton. Jemi te kenaqur per kete sukses ne Korçe, madje mund te them se ishim te kenaqur edhe me nje barazim sepse Skenderbeu ka lojtare te mire.

Nuk di çfare te them me shume: Bravo u qofte lojtareve, trajnereve dhe ketyre tifozeve qe kane ardhur per t’i mbeshtetur. Nuk di te flas me shume, jam shume i kenaqur. Dy pike larg Egnatia? Lere mos me i permend Egnatia e keto ekipe. Kane kohe ato te vijne tek ne. Le t’i shohin me dylbi kundershtaret ai trajneri i tyre!”