Sot ndaj Kukesit Vllaznia ndoshta ka bere ndeshjet e saj me te mire kete kampionat, megjithate ne minutat e fundit serish tek ajo u verejt “vesi” i keq, i terheqjes prapa te skuadres duke i dhene mundesi kundershtarit te rrezikonte.

Por per fat te mire, kuqeblute nuk e pesuan sot dhe u largua nga stadiumi i Kukesit me tre pike shume te vlefshme. Ne mes atyre qe e kane pritur me ankth vershellimin e fundit te arbitrit, ka qene edhe prestigjatori i njohur Eduard Gjoka.

Ne fund ka marre fryme lirshem dhe i eshte gezuar fitores. Nderkohe, ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” kur ka shprehur bindjen se Vllaznia edhe me Tiranen do te fitoje javen e ardhshme, ndonese ndeshja do te luhet ne kryeqytet.

“Më në fund ia dolëm të fitonim dhe këtu, nuk na shkoi mundi bosh. Një Vllazni që mbyllet në fund, në vend që të sulmojë, por shpresoj që të bëhet më mirë. Tani do të ndërpritet kampionati dhe ne tifozët do të jemi më mirë. Sot Kukësi ishte në ditën e tyre më të dobët, edhe pse lojtarët tanë luajtën mjaft mirë.

Skuadra duhet të punojë, duhet të japë maksimumin. Problemi është i gjithi psikologjik, ndërsa për sa i përket lojtarëve, janë mjaft të talentuar. Na lini ta shijojme kete fitore njehere e pastaj te mendojme per ndeshjen me Tiranen. Jam i bindur se do te fitojme edhe ndaj saj, ndonese do te luajme jashte, por ne ndeshjet jashte luajme me mire dhe une kam besim se do ia dalim”- ka thene Gjoka.

Prononcimin e plote te tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: