Ne pranveren e vitit te kaluar ishte kapiten i Vllaznia U21 duke u shpallur kampion i Shqiperise, nderkohe qe kete sezon po luan me ekipin e vendlindjes- Basanias, me synimin e qarte per t’i dhene ndihmen e tij ne arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e dyte.

E kemi fjalen per Egzon Shimajn. Pas nje demtimi te pesuar ne ndeshjen e pare te ketij viti, ai eshte rikthyer sot te luaje disa minuta ne ndeshjen Basania- Kinostudio 7-3 dhe si rrjedhoje eshte i kenaqur per fitoren.

Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur: “Fitorja e sotme kishte rendesi per ne sepse do na ndihmoje ne arritjen e objektivit qe ne kemi.

Une jam shume i kenaqur qe po kontribuoj per zonen time sepse sapo ma ka bere oferten presidenti, nuk e kam menduar dy here por i kam thene “po”. Jam krenar per kete ekip, per presidentin, per gjithe shoket, per punen qe po bejme çdo dite per arritjen e objektivit qe ne kemi”.

Prononcimin e plote te futbollistit te Basanias Egzon Shimaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: