Nga Maringlen ZHIVANI
“Atletik Klub Shkodra” është nisur drejt Italisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar. Pesë ekipe të “Atletik Klub Shkodra” dhe tre ekipe të “Djelmnia Shkodrane” do të marrin pjesë në turneun e përvitshëm të Roverettos. Përpara nisjes për në Itali, drejtori Elis Legata tha se ashtu si vitet e tjera, edhe sivjet, ekipet e “Atletik Klub Shkodra” do të synojnë rezultatet pozitive.
“Eshte viti i 15-te, siç e kemi diskutuar edhe me perpara ne media, qe ne marrim pjese ne kete turne. Eshte nje turne jashtezakonisht i bukur, i cili i sherben femijeve per te marre pjese, per te pare veten, per t’u ndeshur me kundershtare te niveleve te ndryshme, te niveleve te mira, sidomos edhe te shteteve te ndryshme, te cilat jane pak me te perparuar se ne ne arenen e futbollit.
Te them te drejten, ne çdo vit qe kemi shkuar, kemi marre rezultate pozitive. Shpresojme qe edhe kete vit te marrim rezultat pozitiv”,-tha drejtori Elis Legata. Ky është viti i 15-të që ekipet e “Atletik Klub Shkodra” marrin pjesë në këtë turne.
Edicioni i sivjetshëm do të jetë i 36-ti që zhvillohet dhe përveç “Atletik Klub Shkodra” dhe “Djelmnia Shkodrane” do të marrin pjesë edhe shumë ekipe të tjera nga Italia, Gjermania, Çekia, Holanda, Austria, Serbia, Kuvajti, Singapori e shumë shtete të tjera.(www.shkodrasport.com)