Ekipi i volejbollit te djemve te Universitetit “Luigj Gurakuqi” eshte shpallur kampion ne kampionatin Universitar qe u zhvillua ditet e fundit ne kryeqytet. Studentet e drejtuar nga trajneret- pedagode Artan Kalaja dhe Fatjon Nurja i kane mundur te gjithe ekipet e tjera dhe ne fund kane merituar medaljet dhe kupen e ekipit me te mire.

Ky eshte nje sukses historik per ekipin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” sepse tani do te perfaqesoje vendin tone ne Kampionatin Boteror per universitete ne volejboll.

Ekipi shkodran në gjysmëfinale emocionuese kundër Universitetit të Sporteve te Tiranes, pas një ndeshjeje të fortë që u vendos në setin final dhe te fituar prej tij duke siguruar ne kete menyre daljen ne finale. Ne te eshte ndeshur me ekipin e Universitetit “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit ndaj te cilit kane triumfuar serish duke u shpallur dhe kampion.

Pjestare te ekipit kampion kane qene sportistet Sead Durro, Gersi Jula, Gilman Talani, Mario Lugaj, Mateo Qeseri, Juled Doniku, Sead Kopliku dhe Edmondo Kulla, te drejtuar nga trajneret Kalaja e Nurja./www.shkodrasport.com/