Dinamo ditën e djeshme mposhti minimalisht 1-0 skuadrën e Veleçikut me anë të një ekzekutimi perfekt të brazilianit Diogo Da Silva.

Fantazisti brazilian realizoi një supergol me goditje dënimi në afërsi të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit Bajri.

Koplikasit u munduan te rezistojne dhe e bene mire kete gje deri tek ky moment, qe ishte 18 minuta para fundit te ndeshjes.

Ky ishte nje debutim me fitore si trajner i parë edhe për teknikun Olsi Uku i cili arriti mjaft mirë të spostonte frymën e grupit në fushën e blertë pas atyre ngjarjeve që ndodhën me trajnerin Moriero dhe zëvendësin e tij Fabricio Mikolin.

https://youtu.be/C2-owR10HjU