Nje nga emrat me te medhenj te mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare- Eljaz Guri, ka qene i ftuar i rradhes ne studion e Podcast te “Shkodra Sport”. Ai nder te tjera eshte shprehur i lumtur per te gjitha arritjet e bera ne kete sport, por edhe ato te familjes se tij.
Por nderkohe duke e ngacmuar per pensionin e posaçem per te cilin askush nuk eshte kujtuar per t’ia dhene, mjeshtri Guri do te shprehej: “Te them te drejten nuk e kam ndjekur si duhet kete pune. Por nese instancat shteterore duan te shperblejne me te miret, dokumetat aty i kane. Po ashtu edhe arritjet qe ka patur secili sportist.
Siç dihet te parat jane arritjet nderkombetare dhe ese do i referoheshin atyre, kuptohet qe do e meritoja kete gje. Por duket se kjo nuk vjen sepse duhet t’u shkosh prapa partive per te perfituar diçka te tille. Une nuk kam nder mend ta bej kete gje dhe prandaj nuk jam dhe shume i shqetesuar”.
Eljaz Guri ka folur edhe per shoket e tij te mundjes, te cilet ka dashur t’i permend te gjithe, por kuptohet ne nje interviste te tille brenda nje ore nuk mund t’i kujtosh te gjithe. Dhe mjeshtri ne video ka harruar per momentin emra te tille si Pal Marku, Besim Piraniqi, Besnik Rama e ndonje tjeter, te cileve u kerkon ndjese por nuk mund te qendroje pa i permendur.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: