Elseid Hysaj është shfaqur si mbret i Napolit në kalendarin e ri të vitit 2018 të publikuar nga klubi Italian me titullin “Mbretërit e Napolit”, Hysaj së bashku me futbollistët e tjerë shfaqen me veshje mbretërore, duke përfaqësuar figura të ndryshme.
“Jam Elseid Hysaj , mbret i Napolit. Mes Jakobinos dhe mbrojtësit të krahut, unë zgjedh që të luajë si mbrojtës krahu”, thotë Hysaj në video. Hysaj po zhvillon sezonin e tretë te Napoli, teksa ka pasur një rritje të nivelit të tij nën drejtimin e trajnerit Sarri.