Pas nje pauze per shume shkaqe, boksierja shkodrane Elsidita Selaj pritet te rikthehet serish ne ring per te tentuar edhe njehere tjeter majat e boksit europian, ashtu siç ka bere edhe para pak vitesh kur i solli Shqiperise dy medalje nga Kampionatet Europiane.
Pikerisht per kete arsye, Selaj sebashku me trajnerin e saj Jetmir Kuçi i jane nenshtruar nje stervitje intensive gjate gjithe kesaj periudhe dhe tashme jane gati per aktivitetet e para ku do te marrin pjese.
Ndeshja e pare pritet te jete ajo e pas disa kohesh ne Frankfurt te Gjermanise ne nje aktivitet te rendesishem qe do te zhvillohet atje dhe perpos tij, pastaj do kete edhe shume te tjere ku ajo do te konkurroje dhe do te tentoje te rikthehet serish tek medaljet.
Elsidita Selaj aktualisht eshte boksierja tek e cila jane te varura serish per medalje ne arenen nderkombetare ashtu siç u pat shpallur ne vitin 2018 si nenkampione Europe per 18 vjeçaret dhe medaljen e brozte ne Europianin e 22 vjeçareve te vitit 2019./SHKODRA-SPORT.COM/