Disa prej ekipeve pretendente te kampionatit U19 po aktivizojne edhe lojtare te huaj dhe kjo e ka prishur garen deri diku, por tek Vllaznia, nje skuader krejtesisht “bio” po punojne fort per te rivalizuar me to dhe per kete po zhvillohet nje pune sistematike me kontigjentin e lojtareve qe kane ne dispozicion.
Trajneri Elvis Plori duke folur per “Shkodra Sport” pas fitores se djeshme ndaj Teutes me shifrat 2-0 u shpreh se vertete qellimi eshte nxjerrja e lojtareve cilesore, por ai i meshon faktit se eshte me mire qe keto lojtare te mesohen edhe duke fituar.
“Ekipi ka një mënyrë të luajturi që mua më bën të ndihem mirë, pra të jep shpresë se kjo skuadër mund të ecë përpara, është një skuadër ofensive. Pjesa që i ka munguar më tepër është pjekuria, sepse edhe në ndeshje të tjera që kemi shënuar dhe nuk kemi qënë të aftë të mbajmë rezultatin, tregon që ekipi nuk ka pjekuri.
Duhet të dalin lojtarë cilësorë. Po bëjmë një punë të mirë dhe punë individuale me ato lojtarë që kanë mangësi, duke bashkëpunuar me ekipin e parë. Gjithsesi, duhet një mentalitet fituesi për të ecur përpara. Nëse një 19-vjecari nuk i bën përshtypje se humb, atëherë nuk është një gjë e mirë”- eshte shprehur Plori.
Te plote prononcimin e trajnerit te ekipit Vllaznia U19 mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: